Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pesë artistët që nuk e shmangën dot fundin e dhimbshëm edhe pse kishin gjithçka

Pesë artistët që nuk e shmangën dot fundin e dhimbshëm edhe pse kishin gjithçka
September 12
19:24 2018

Shpesh mendojmë se këngëtarët apo aktorët nuk mërziten, nuk kanë probleme apo vështirësi sepse janë të pasur dhe me famë, pra jetojnë jetën përfekte. Fundja çfarë mund të kërkojë njeriu më shumë se të bëjë ata që do, të përfitojë shuma marramendëse nga kjo, të udhëtojë nëpër botë apo që njerëzit ta njohin kudo që shkojnë. Epo në rastin e 5 personazheve që do shihni në këtë listë, në jetën e tyre ka munguar dashuria, një njeri që mund ti kishte qëndruar pranë në momente të vështira, fakti që nuk mund të kishin pranë vetes dashurinë e jetës etj. Këto janë artistët të cilët nuk e shmangën dot fundit e tyre të dhimbshëm edhe pse bota mendonte se kishin jetën perfekte.

  1. Mac Miller

Reperi i cili ndërroi jetë vetëm disa ditë më parë ishte një nga më të talentuarit e industrisë amerikane të muzikës. Jo vetëm këngëtar por dhe producent, ai kishte lënë shenjën e tij në muzikë që në moshën 19 vjeccare dhe mendohej se do bëhej një nga më të mëdhenjtë e skenës së hip hopit. Por vitet e fundit fatëkeqësisht ai kishte rënë pre e varësisë nga droga. E sipas miqëve të tij pas dhënies fund të lidhjes dy vjecare me yllin e popit Ariana Grande ai kishte shtuar konsumimin e lëndëve të ndaluara. Kështu duke mos pasur pranë atë që e konsideronte si dashuria e jetës së tij, fundi i erdhi pikërisht nga abuzimi, më saktë nga overdoza.

  1. Chester Bennigton

Vokalisti i grupit të famshëm Linkin Park pas një pauze të gjatë me grupin e tij sapo kishte nisur turin për promovimin e albumit të ri. Ndërkohë që kishte dhënë disa performanca askush nuk e dinte që gjatë gjithë kohës ai ishte duke luftuar me depresionin. E kështu një mëngjes ai u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli dhe pas hetimeve rezultoi se kishte kryer vetëvrasje. Këngëtari i cili gjatë gjithë karrierës kishte frymëzuar fansat që mos dorezoheshin kurrë, ishte dorëzuar para sëmudjes mendore që kishte, por duket se asgjë nuk mund ta shmangte këtë. As fakti që ishte i preferuai i miliona njerëzve, as dhe dashuria që merrte nga familja e tij e bukur.

 

  1. Prince

Një nga performuesit dhe muzikantët ikonë të Amerikës, yll i popit e jo vetëm, u nda nga jeta në moshën 57 vjecare pas një overdoze me ilace, të tipit fentanil. Ai kishte qenë i sëmurë prej kohësh duke pasur disa shqetësime të vogla por gjithsesi mjekimet i kishte nevojshme. Pikërisht nga mbizdozimi me këto mjekime ai gjeti vdekjen. Edhe pse ishte një nga artistët më të vlerësuar të të gjithë kohërave, me qindra milionë fansa e albume të shitura ai nuk mundi të gjejë një arsye për të fituar mbi varësinë e tij ndaj drogërave, të zhvilluar më shumë gjatë viteve 80`. Vdekja e tij u vajtua nga personazhet më të rëndësishëm të globit, për të treguar rëndësinë që mbante statura e tij, e sërish asgjë që arriti nuk mundi ta përmbushte.

2.Amy Winehouse

Një nga artistet më kontroverse por në të njejtën kohë më të talentuara të brezit të saj gjatë gjithë jetës luftoi me varësinë ndaj narkotikëve por dhe me ndarjet nga të dashurit. Ndërkohë që krijonte dhe bëntë këngët që ne i duam aq shumë, ajo përballej  çdo ditë me refuzimin nga njerëzit e afërt, me paparazët që donin të dinin gjithccka ndodhte rreth saj dhe me publikun që e kritikonte për stilin e jetesës. Në moshë shumë të re ajo vendosi se nuk ja vlente më të luftonte për jetën dhe karrierën dhe ju dorëzuar abuzimit me alkollin dhe drogën. Më e tmerrshme ishte dhe vdekja e saj e cila u zbulua nga badigardi 1 ditë pasi kishte ndërruar jetë. Krejtësisht e vetme ajo la këtë botë, fiks ashtu siç kishte qenë pothuajse gjatë gjithë jetës, me famën dhe pasurinë që nuk i interesuan asnjëherë.

1.Robin Williams

Aktori i komedisë i cili bëri disa gjenerata të qeshin me humorin e tij vetë nuk ishte një njeri i lumtur. Ai ishte personifikimi i figurës së clown-it, pra i performuesit që argëtonte turmat dhe në mbrëmje ishte i vetëm e i trishtuar në shtëpi. Luftoi me depresionin që në fillimet e karrierës por edhe me ankthin. E teksa vitet kalonin, asgjë nuk mundi ta bënte të lumtur dhe sëmundja mendore u zhvillua akoma më shumë e në fund, humbi nga vetëvrasja, më saktë intoksifikimi. Lajmi i vetëvrasjes së tij, një njeriu që vetëm shfaqej i qeshur në ekran, tronditi të gjithë botën dhe na tregoi, si në të gjitha rastet e mësipërme, që sado i suksesshëm të jesh, i famshëm apo i pasur nuk mund ta shmangësh dhimbjen dhe fundin nga ajo mosgjetja e asaj që të përmbush ose që është e rëndësishme në jetë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje