Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përtej fustaneve të shkurtër dhe klasikë Arbana Osmani është gocë pulovrash

Përtej fustaneve të shkurtër dhe klasikë Arbana Osmani është gocë pulovrash
November 14
09:17 2018

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Çfarëdo programi që ajo sjell në ekran një pjesë e mirë e ndjekësve janë besnikë të figurës së saj drejtuese dhe e pëlqejnë edhe në moderimin e “Big Brother” apo “Dua të të bëj të lumtur”.

Përtej imazhit të kuruar në ekran, fustaneve të shkurtër apo kostumeve që ajo vesh në spektakël apo emision, në sezonin e vjeshtës dhe të dimrit në përditshmëri, Arbana është një besnike e pulovrave.

Duke i hedhur një sy postimeve të saj në rrjete sociale sheh se moderatorja pëlqen të duket sa më cassual. I mjafton një pulovër, të cilën mund ta kombinojë me xhinse por edhe me fund të shkurtër për të shkuar në punë.

Ndryshe nga shumica e gocave që nuk duan t’ja dinë për temperaturat, Arbana ka gjetur veten në këtë stil dhe shumë nga fotot që ajo ka në Instagram i ka me pulovra veshur.  Ndiqni në vijim disa prej tyre.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje