Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përse Kate Middleton mban gjithnjë leukoplast në gishta?

Përse Kate Middleton mban gjithnjë leukoplast në gishta?
May 23
19:28 2019

Nëse ka diçka që bie në sy tek Kate Middleton, Dukesha e Cambridge  është fakti që ajo është gjithnjë në formë të shkëlqyer, e veshur sipas kodit të caktuar të familjes mbretërore, pa asnjë ekzagjërim, me flokët e saj në po të njëjtën ngjyrë si gjithmonë dhe me grimin minimalistë e thonjtë nude.

Ama një sy detajist me siguri e ka vënë re se në shumë raste Dukesha i ka patur gishtat e saj të mbuluar me leukoplast.

Të gjithëve mund t’u ndodh të gërvishten apo vriten sadopak por kjo gjë është bërë aq e zakonshme për Middleton sa të lind dyshimi se diçka ndoshta nuk shkon me lëkurën e saj.

Janë të shumtë ata që pyesin përse bashkëshortja e princit William është e detyruar ta mbajë atë në gisht. Ka nga ata që supozojnë që ajo vritet teksa luan me fëmijët, ose teksa merret me kopshtari, ndërsa disa të tjerë janë të bindur që ajo ka probleme me lëkurën.

Shihni në vijim disa foto ilustruese./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje