Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përpara publikut me hitet e babit/mamit tim! 3 momentet emocionuese kur fëmijët e artistëve kënduan këngët e prindërve të tyre

Përpara publikut me hitet e babit/mamit tim! 3 momentet emocionuese kur fëmijët e artistëve kënduan këngët e prindërve të tyre
January 19
16:17 2019

Ndodh shpesh që edhe fëmijët trashëgojnë talentin e prindërve të tyre në fusha apo profesione të ndryshme. Muzika është një prej tyre dhe nga ekrani shohim shpesh se si fëmijët përmbushin plotësisht atë shprehjen “dardha bie nën dardhë”. Disa jo vetëm që e kanë pasion muzikën por këndojnë më së miri, sidomos, këngët e prindërve të tyre.

Zakonisht artistët ndjejnë kënaqësi kur dëgjojnë fansat t’i këndojnë apo pëlqejnë hitet që ata dikur kanë kënduar por kur këtë gjë e bënë vetë fëmija, gjaku i tyre, emocioni është i shumëfishtë.

Nuk ka krenari më të madhe se të shohësh fëmijën tënd të këndojë para publikut këngën që dikur ty të ka dhënë famë. Po ju tregojmë në vijim tre momente shumë emocionuese.

Dion këndon “Shi bie në Tiranë”

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një moment i tillë.

“Shi bie në Tiranë” është një nga perlat e muzikës shqiptare, kënga më e bukur dhe e njohur e Fitnete Rudës, këngëtares e cila na u rikthye në vëmendje mbrëmjen e djeshme. Ajo kishte shkuar në “The Voice Kids” për të mbështetur djalin e saj, Dinin i cili kishte shprehur dëshirën prej kohësh për të konkurruar në “The Voice”. Zgjedhja e Donit ishte pikërisht ajo, kënga “Shi bie në Tiranë”, duke na sjellë kështu versionin e tij të këngës më të njohur të mamit.

Edea Demaliaj këndon “Mos Qaj”

Edea Demaliaj është shpallur fituese e “X Factor” në vitin 2015,  madje ajo u dallua për ngjashmërinë e zërit që kishte me babain e saj, Gentjan Demaliaj. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në koncerte të ndryshme që në moshë të vogël, por pas humbjes së babait iu përkushtua më tepër muzikës duke ndjekur ëndrrën e tij. Në koncertin “Pop Rock Symphony Concert” zhvilluar në Akademinë e Arteve, ajo këndoi këngën e njohur “Mos qaj”, e cila ka qenë një hit i grupit “Djemtë e detit” në vitet ’90. Teksa Edea këndonte këngën e babait të saj të ndjerë, publiku është ngritur në këmbë duke duartrokitur dhe duke kënduar të gjithë së bashku. Ajo  shkaktoi emocione shumë të forta përpara një publiku të gjerë, gjithashtu solli përsëri në skenë kujtimin e një artisti të pavdekshëm, siç është Gentjan Demaliaj.

Kaltrina këndon “Mesazh”

E mbani mend kur Kaltrina, vajza e Dr. Florit u shfaq në programin “Në një javë” në Top Channel dhe këndoi bashkë me anëtarët e grupit “West side Family” hitet e të atit?

Kaltrina e vogël doli papritur në skenë krah Landit, njërit prej konkurentëve të spektaklit “Në një javë”, i cili kishte ftuar në performancën e fundit edhe Mirin, anëtarin e “West Side Family”.

Vajza e Dr. Florit emocionoi të gjithë me paraqitjen e saj si repiste, kur këndoi fjalët e tekstit të babait të saj në këngën “Mesazh”.

Kaltrina bëri për vete jo vetëm publikun në sallë por u komentua gjatë edhe në media. Ky ka qenë një nga momentet më të veçanta të spektaklit e më emocionues gjithashtu./Blitz.al/

Komento
Shperndaje