Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përlotet Elita Rudi, Gjiko i bën propozimin surprizë në emision

Përlotet Elita Rudi, Gjiko i bën propozimin surprizë në emision
April 15
20:31 2019

Elita Rudi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Në kurthin e Piter Pan”. Përballë intervistuesve të vegjël, ajo tregoi për ndjesinë e të qenit mama, jetën pas lindjes dhe marrëdhënien me Gjikon.

E ndërsa tregonte për dasmën dhe sa i mirë Gjiko ishte si bashkëshort, Elita nuk e dinte që ai ndodhej pas saj për t’i bërë surprizën e radhës.

I ulur në gjunjë, ai i bëri një propozim surprizë tepër të ndjerë.

“Kur të pashë për herë të parë, kur të kërkova të më jepje dashuri më the po. Kur të kërkova të bëheshe e fejuara ime, më the prapë po. Kur të thashë do bëhesh gruaja ime, më the po. Më pas më dhe djalin më të mirë në botë. Tani dua të të pyes dhe njëherë, a do të jesh gruaja ime derisa të plakemi e unë të bëhem me pampers?”-dhe me një unazë në dorë përmbylli gjithçka.

Ajo tha PO!

E përlotur, kjo ishte një surprizë tepër e bukur për Elitën e cila mendonte se realisht Gjiko ndodhej jashtë vendit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje