Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Përkëdhelja shpinën tënde kur flije”- Anxhela Peristeri i këndon dashurisë me fjalë emocionuese

“Përkëdhelja shpinën tënde kur flije”- Anxhela Peristeri i këndon dashurisë me fjalë emocionuese
October 29
22:45 2018

Që prej nëntorit të kaluar kur mori kupën e “Kënga Magjike”, Anxhela Peristeri ka patur një vit të mbushur me projekte dhe suksese të njëpasnjëshme.

Këngëtarja vetëm pak ditë më parë lajmëroi se më 15 nëntor do të mbajë një koncert recital pas 17 vitesh pjesë aktive e tregut muzikor shqiptar. Vetëm pak minuta më parë ajo ka publikuar një këngë tejet emocionuese e cila i dedikohet dashurisë në mungesë.

Zgjedhja e Anxhelës ishte shumë e sjelltë; të sillte një këngë të bukur, kompozuar nga Kledi Bahiti dhe Threedots Production, me fjalë të sinqerta, vargje të thurrura nga ajo vetë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, me një videoklip në të cilën  shfaqet sensuale, pa grim pa veshje të ngarkuara e vetëm me një rrobë gjumi.

“Shpirti ma di” ishte një këngë stil, një projekt i publikuar një muaj më parë pasuar nga një  baladë e fortë si “Pa mua” të cilat padiskutim do i këndojë live në koncertin që do të mbajë në Qendrën Kulturore Katedralja Ortodokse në 15 nëntor. Ndiqni në vijim klipin e këngës. /Blitz.al/

Share