Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfshihet nga flakët katedralja e famshme “Notre-Dame” në Paris

Përfshihet nga flakët katedralja e famshme “Notre-Dame” në Paris
April 15
19:37 2019

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një ndër simbolet më të njohura të Parisit, katedralen e famshme të” Notre-Dame”.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tymin e madh që del nga çatia e katedrales i cili është i dukshëm në pjesën më të madhe të Parisit.

Sipas informacioneve të para besohet që zjarri ka rënë në pjesën ku po bëhen restaurimet e objektit dhe flakët më pas kanë shpërthyer në zonën poshtë çatisë së katedrales.

Televizioni “BFM” raporton që Kisha është evakuar dhe përreth zonës është vendosur një perimetër sigurie, ndërkohë qw nuk dihen ende shkaqet e qarta të shpërthimit të këtij zjarri.

Për zjarrin ka reaguar edhe bashkiakja e Parisit, Ane Hidalgo.

‘Një zjarr i tmerrshëm vazhdon të djegë katedralen e Notre-Dame në Paris. Zjarrfikësit e Parisit po përpiqen të shuajnë flakët. Jemi të mobilizuar maksimalisht dhe ftojmë të gjithë njerëzit të respektojnë perimetrin e sigurisë’- ka shkruar në Twitter Hidalgo, ku publikon edhe disa pamje nga zjarri./Blitz.al/

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje