Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdhunonte sistematikisht të bijën/Personazhet reagojnë të traumatizuar: Hapuni shtëpi publike të ngopen se na nxinë jetën

Përdhunonte sistematikisht të bijën/Personazhet reagojnë të traumatizuar: Hapuni shtëpi publike të ngopen se na nxinë jetën
July 10
12:52 2019

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë, incest brenda familjes.  Gjatë emisionit u tregua me fakte se si një baba ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Vetë vajza e dhunuar sot 18 vjeç tregoi në Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar për tre vite në familjen e saj. Në momentin e abuzimit të parë ajo ka qenë vetëm 15 vjeçe.

Gjithçka kishte filluar në Gjermani ku ajo së bashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë, lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje. Aty vajza tregon se u dhunua për herë të parë seksualisht dhe babai e kërcënoi të mos tregonte pasi do e mbyste në liqen.

Vajza e abuzuar nga i ati, e tmerruar nga ajo që i ndodhte asaj, merr guximin edhe pse e dhunuar edhe fizikisht, t’i tregojë nënës së vetë, të vërtetën e hidhur.

Por këtu ajo merr goditjen fatale, pasi nëna e saj nuk i beson.

I ati para të shoqes mohon abuzimet, por kur 18 vjeçarja vendos regjistrimet që ka bërë, babai kërkon që historia të mbyllet me aq dhe që nuk ka për të ndodhur më.

Të njëjtin qëndrim mban edhe e ëma, duke u shprehur se ajo që ka ndodhur nuk do të ndodh më. Ajo e detyron vajzën të fshijë të gjitha regjistrimet që ka në telefon dhe që kjo histori incesti të mbyllej brenda mureve të shtëpisë.

Zgjidhje për gjithçka ajo mendon, martesën e të bijës dhe largimin e saj nga shtëpia, e kështu çdo gjë do merrte fund.

Pasi regjistrimi është transmetuar në Fiks Fare dhe denoncimi është bërë publik, reagimet në media dhe rrjete sociale kanë qenë të shumta.

Njerëzit janë traumatizuar dhe e kanë quajtur mostër babain. Në disa reagime ata ngrenë pikëpyetjen se aq e pabesueshme duket sa mos ndoshta vajza nuk ka qenë fëmija i tyre bioogjikë pasi reagimet e të dy prindërve janë skandaloze. Të tjerë shprehen se ata nuk meritojnë të quhen prindër dhe ligji duhet të veprojë mbi ta.

Reagime ka patur edhe nga personazhe të njohur të ekranit.

Vesa Luma në një postim në Instagram shkruan:

“Tejet e shqetësuar nga kjo ngjarje ku babai dhunon gocën e vet, gjakun e vet, disa herë! Të gjithë jemi këtu për ju! Unë, familja ime, shoqëria, miqtë e mi, fansat, të gjithë do të dhurojne përkrahje e dashuri për ju që nuk keni besim as në instituticionet përgjëgjëse!
Mos lejoni askush të shkelë mbi ju! Mos kini frikë!”

Edhe Einxhel Shkira e tronditur nga ngjarja ka bërë një reagim në rrjete sociale:

E traumatizuar nga ajo çfarë pashë sot. E traumatizuar se në çfarë grade mund të arrijë kafshëria tek njerëzit! Kot s’thotë populli që polli lopa dhe pjellin dhe ca gra, madje lopa në të tilla raste duhet të ofendohet për krahasimin. Tmerr e mjerë ne në çfarë kohe po jetojmë! Nuk më plas fare për situatën aktuale politike, ta zgjidhin si të duan, por më intereson shumë shëndeti mendor i njerëzve. Hapini ca shtëpi publike këtyre specieve që të ngopen njëherë e mirë se na nxinë jetën.”,- shprehet ndër të tjera Einxheli.

 

Komento
Shperndaje