Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përçarje mes Feros dhe Rinës: Dy reperat nuk flasin më me njëri-tjetrin!

Përçarje mes Feros dhe Rinës: Dy reperat nuk flasin më me njëri-tjetrin!
August 12
16:08 2019

Fero dhe Rina janë dy nga reperët më të komentuar dhe pjesë e të njëjtit label, “On Records”. Ata janë bërë të njohur në tregun muzikor pothuajse në të njëjtën kohë. Edhe pse fillimisht ishin miq dhe shumë të bashkuar duket se gjërat kanë ndryshuar.

Së fundmi thuhet se Rina dhe Fero kanë hatërmbetje ndaj njëri-tjetrit dhe duket se i pari e ka nisur Fero.

“Rina dhe Fero kanë pasur pakënaqësi vitin e fundit në vazhdimësi, sidomos nga tendenca për protagonizëm dhe për përvetësimin e punëve. Reperja kishte mbetur tejet e hatëruar nga një paraqitje e Feros në një emision vitin e kaluar mirëpo me intervenimin e menaxhmentit e tejkaluan mospajtimin”, ka thënë një burim për “Prive.al”.

Por kjo nuk ka qenë e vetmja gjë që ka bërë që marrëdhënia mes tyre të kriset. Fero është shfaqur së fundmi duke kënduar këngë të Tayna-s dhe Melindës të cilat njjihen si konkurrente të Rinës në muzikë që jorrallëherë i kanë bërë diss-e njëra-tjetrës. Kjo gjë e ka mërzitur Rinën dhe tashmë ata nuk ndiqen në Instagram prej kohësh.

“Ky veprim i Feros ka përshkallëzuar hatërmbetjet dhe nga ai moment artistët nuk flasin me njëri-tjetrin. Rina nuk e tejkalon pabesinë që iu bë nga ish-shoku i cili vendosi të tentojë të afrohet me rivalet e saj. Bashkë u duhet të paraqiten në koncerte por vetëm kaq. Paraqitjet e përbashkëta publike janë vetëm për të mos ndikuar në datat e caktuara paraprakisht për performanca”-është shprehur burimi.

Komento
Shperndaje