Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Përballja e shumëdiskutuar e Ramës me studentët, Dudushi: Kishte FRESSH-ist brenda në studio

Përballja e shumëdiskutuar e Ramës me studentët, Dudushi: Kishte FRESSH-ist brenda në studio
February 09
23:38 2019

Përballja e Kryeministrit Rama me studentët në studion e “Top Show” u shoqërua me një lum komentesh. Të shumtë ishin ata që kritikuan stafin e këtij emisioni  se kishte gënjyer dhe se në fakt e gjithë studioja ishte e mbushur me FRESSHi-stë dhe përkrahës të Partisë Socialiste.

Prej disa muajsh studentët në mbarë vendin janë ngritur në protestë dhe kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre ndaj dhe Albani shfrytëzoi programin e tij për të vënë Kryeministrin përballë studentëve.

Për të folur pikërisht për polemikat që ngjalli ky diskutim, Albani ka folur në emisionin “Thumb”.

Ai i ka rrëfyer Aulonës dhe Fatmës se në studio atë mbrëmje ka patur FRESSH-ista.

“Po është e vërtetë që kishte FRESSH-ista brenda në studio. Por këtë nuk e kemi mohuar asnjëherë. Janë bërë aq shumë telefonata sa dy gazetaret e mia të shkreta e dinë çfarë kanë hequr që nga momenti që filluam dhe regjistroheshin njerëzit tek platforma që vendosëm, dhe deri në orën 7 të ditës tjetër kur ne i mbyllëm telefonatat sepse s’kishim më vend në studio. Natyrisht që ka pas FRESSHi-stë. Por njerëzit merreshin me këtë ndërkohë që më merrnin edhe mua telefon kur isha me Ramën. Nuk kishte asgjë që nuk do e kishim pyetur Ramën. Më interesantja ishte përballja me Z. Berisha në “Open” i cili tha se ata i prenë në besë shokët e tyre. E vërteta është kjo: Nëse të tjerët u kujtuan të bëjnë emisione për studentët në kohën që u bë “in” kjo histori, trend, unë e kam bërë në vazhdim. Unë dy javë më përpara i kisha organizatorët e protestës. Dhe i ftova të vinin dhe ishin të gatshëm të vinin. Historia me Ramën ka nisur këtu. I kam dërguar dhe i kam thënë mesazh: Kam sinjal nga studentët për një takim. Pranoj më tha por vetëm të mos jenë të përdorur. Pse u tërhoqën? Sepse filloi një presion shumë i madh. Filloi që atë mbrëmje dhe të nesërmen. Më kanë thën që nuk vijmë dot se përplasemi me pjesën tjetër të protestës.
Në një studio televizive nuk bën pakte, përballesh. “,- rrëfeu Albani./Blitz.al/

Share