Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Për t’u konfuzuar pak më shumë, Loredana publikon video duke kënduar këngën e re të Mozzik

Për t’u konfuzuar pak më shumë, Loredana publikon video duke kënduar këngën e re të Mozzik
November 12
10:37 2019

Pak ditë më parë Mozzik publikoi projektin e tij të ri, “Dhelpër Dinake” e cila mendohet se është një dedikim për ish-partneren e tij Loredana Zefi me të cilën ka edhe një vajzë.

Pasi tha se e vetmja me të cilën ka patur një lidhje të gjatë dhe serioze është nëna e vajzës së tij, Mozzik nuk pranoi dhe as mohoi se kënga mund të ishte një dedikim për Loredanën.

Edhe pse shumë ishin ata që e lidhnin jetën e tij personale me projektin muzikor, duke u shprehur se Loredana kaloi nga “Madam” në “Dhelpër dinake” surprizën e vërtetë e ka bërë vetë reperja.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një video në Instastory duke dëgjuar projektin më të ri të Mozzik.

Duket se mes Loredanës dhe Mozzik nuk ka hatërmbetje, madje duket se ata kanë mbetur miq edhe pas ndarjes, ose të paktën kaq mund të kuptohet nga e gjithë kjo histori. Mos vallë ka shanse për t’u rikthyer?/Blitz.al/

Share