Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Për herë të parë, Tristan thyen heshtjen: urimi i veçantë për ditëlindjen e Khloes!

Për herë të parë, Tristan thyen heshtjen: urimi i veçantë për ditëlindjen e Khloes!
June 27
17:30 2019

Sot është ditëlindja e Khloe Kardashian dhe urimi i fundit që prisnim ishte ai i Tristan Thompson. Me një foto të sajën, me vajzën e tyre, ai i dedikoi disa fjalë zemre:

“Gëzuar ditëlindjen Khloe Kardashian. Je personi më i bukur që kam takuar ndonjëherë, si brenda dhe jashtë. Faleminderit që ke qenë një mama e mrekullueshme për princeshën tonë True. Ajo është e bekuar që ka dikë si ty për t’u mbështetur. Nuk të uroj asgjë përveçse më shumë sukses dhe bekime pozitive drejt teje. Shijoje ditën Koko.”

Kjo është hera e parë që Tristan ka bërë një reagim publik, që pas shpërthimit të skandalit të tradhëtisë. Por mesa duket marrëdhëniet e tyre po përmirësohen. Tristan ka blerë dhe një shtëpi të re, 25 minuta larg asaj të Khloes dhe të dy kanë vendosur t’i dedikohen prindërimit të përbashkët. /Blitz.al/

Share