Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për herë të parë, Nora Istrefi flet hapur për konfliktin me Tunën

Për herë të parë, Nora Istrefi flet hapur për konfliktin me Tunën
June 08
23:08 2019

Nora Istrefi ka preferuar që gjithnjë të jetë e rezervuar për jetën private dhe të qëndrojë e shkëputur nga intervistat. Por e ftuar sot në “Xing me Ermalin”, ajo ka folur për herë të parë për zënkën me Tunën dhe situatën familjare mes tyre.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë, ka ndodhur një keqkuptim familjar, siç e keni parë të gjithë. As unë, as Roberti nuk kemi pasur asnjë lloj problemi dhe urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime. E urrej atë pjesë sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Kështu që nuk dua të flas aspak për një skandal ku nuk jam e përfshirë unë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege, aq më pak me albumin e fundit, por diçka personale nuk ka ndodhur kurrë.”- shpjegoi Nora.

Ajo gjithashtu u shpreh se nuk është dakord që Roberti flet në studio televizive për këtë çështje, por nuk ndikon në zgjedhjet e tij, pasi ai është i rritur mjaftueshëm. Pra, shkurtimisht nga ana e Norës nuk ka asnjë hatërmbetje apo konflikt me kunatën. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje