Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Për herë të parë Jonida Maliqi foli për lidhjen e saj me Romeo Veshajn

Për herë të parë Jonida Maliqi foli për lidhjen e saj me Romeo Veshajn
October 21
16:00 2019

Një nga lajmet më pikante në mediat e shtypit rozë këtë verë ishte  lidhja e re e Jonida Maliqit me Romeo Veshajn.

Edhe pse çifti asnjëherë nuk e konfirmoi lidhjen, ata u kapën disa herë bashkë në vende të ndryshme, shumë të afërt me njër-tjetrin.

Por aq sa më shpesh shiheshin bashkë aq edhe më shumë i shmangeshin pyetjeve për raportin mes tyre, edhe pse dashur padashur, “Prive” i ka marrë një prononcim Jonidës nëse është apo jo në një lidhje me Romeon.

“Tani kemi gjithë verën që merremi me këtë çështje. Po lodhen kaq shumë, po mundohen kaq shumë. Jam shumë e lumtur dhe kaq mjafton”,- ka thënë këngëtarja, as duke mohuar e as duke pohuar statusin aktual të raportit mes tyre. /Blitz.al/

Share