Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Për herë të parë Flori Mumajesi deklaron publikisht: “Kam rënë vetëm një herë në dashuri!”

Për herë të parë Flori Mumajesi deklaron publikisht: “Kam rënë vetëm një herë në dashuri!”
December 02
17:49 2018

Lajmi që Flori Mumajesi do të merrte pjesë në “Kënga Magjike” është folur e diskutuar shumë në mediat dhe portalet e showbizit. Fillimisht doli lajmi që kënga e tij do të ishte “Nuk të dua dot më pak”, nisur nga një postim  Klajdi Harunit në rrjetin social Instagram por prezantimi vetëm i Klajdit javën e kaluar të festivalit, i dha fund dyshimeve.

 

View this post on Instagram

 

Te dielen… @iamflorimumajesi

A post shared by Klajdi Haruni 🙋🏻‍♂️ (@klajdiharuni) on

Më pas këngëtari erdhi sërish në qendër të vëmendjes,për shkak të projektit “Ja ke bo vetes“, në bashkëpunim me Brunon dhe që shënoi rikthmin e tij pas një pauze disa mujore.

Pikërisht kjo pauzë është diskutuar dhe në ditët e fundit, ku disa gazetarë të showbizit thanë se pushimi i artistit erdhi si pasojë e një sëmundje në mëlçi. Lajm ky i pavërtetë pasi pauza e Florit, ishte vetëm për tu pregatitur për pjesmarrjen në “Kënga Magjike” dhe për punimin e disa projekteve që mbajnë firmën e tij apo të Threedots. Këtë gjë e ka deklaruar ai vete sot para prezantimit të këngës “Plas” në emisionin “E Diela Shqiptare”, në pjesën e mini-intervistës duke pranuar që është shumë  mirë me shëndet. Me të qeshur ai tha edhe se nuk ka lënë njëri shtatzënë, referuar disa thashethemeve që qarkulluan online disa javë më parë. Gjithashtu ai tha dhe se për këngët që mendojnë se janë dedikim, nuk është ashtu siç duket. Ndërkohë ai ka pranuar, që ka ngritur “mure”, për shkak se i është thyer shumë besimi ne te shkuarën.

Nga ana tjetër, gjatë intervistës “me veten” ai pranoi për herë të parë dhe publikisht që : “Po kam rënë në dashuri njëherë vërtetë dhe njeriu njëherë dashuron në jetë. E nuk ka të bëjë me showbizin në përgjithësi, jeta ime s’ka filluar as dje as pardje dhe nuk mbaron sot.”

Kënga “Plas” është e fundit e prezantuar, pjesmarrëse në festival dhe nisur nga reagimii publikut në sallë dhe ndjesisë që na dha, me siguri do jetë një super hit që në orët e para.

/Blitz.al/

Share