Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për çfarë pendohet dhe çfarë nuk fal kurrë Adrola Dushi: “Jam lënduar shumë”

Për çfarë pendohet dhe çfarë nuk fal kurrë Adrola Dushi: “Jam lënduar shumë”
April 14
11:14 2019

Adrola Dushi është një ndër modelet më të suksesshme, tashmë dhe në rang ndërkombëtar. E pyetur në “Prive”, ajo ju përgjigj 25 pyetjeve për jetën dhe perceptimin e saj.

Me mendjen e sotme dhe moshën e pubertetit, çfarë do të bënte ajo?

“Ju lutem, lexoni dhe mësoni në shkollë. Unë nuk kam lexuar, i lashë anash dhe nuk e di çfarë ndodhi me mua. Lexoni sepse nuk ka asgjë më të mirë se të jesh i ditur mbi gjithçka.”- ka treguar ajo.

Gjithashtu ka diçka që ajo nuk do ta falte dhe do të largonte përgjithnjë personat që e bëjnë:

“E urrej tradhëtinë. Jo vetëm tradhëtinë në marrëdhënien me partnerin, por me njerëzit. Dhe kush më tradhëton, futem në guaskën time dhe nuk dua më as të sqarohem, nuk dua më asgjë. Thjesht është një person shumë larg meje. Ka ndodhur shumë, jam lënduar ekstrem shumë, e kam përjetuar ekstrem shumë, por kalon.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje