Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Për 100 mijë euro ky muzikant do të bënte tallava!

Për 100 mijë euro ky muzikant do të bënte tallava!
November 11
16:01 2019

Të ftuar në “Ditë e re” Ora HD me Kelvin dhe Arjolën ka qenë grupi “Into Thin Air” i formuar nga Ani Alipaj (kitarë), Ledio Bilali (bateri) dhe Alban Muskaj (kitarë bas).

Ata janë grupi i parë që kanë sjellë në Shqipëri një zhaner ndryshe, “Post Rock Progresiv” .

Gjatë bashkëbisedimit për rokun, moderatori Kelvi Kadilli i pyeti djemtë nëse do bënin tallava përkundrejt pagesës 100 mijë euro për kokë.

Ani Alipaj u shpreh se është e vështirë dhe nuk beson se do e bënte:

“ Është zgjedhje e vështirë, por nuk besoj”.

Ndërsa Ledio Bilali ishte i gatshëm sepse me ato lekë mund të krijonte një studio të vetën:

“Unë do e bëja, 100 mijë euro do bëja një studio”.

 

Share