Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi u largua nga Tv Klan, Graciano Tagani lë kërcimin dhe shfaqet si prezantues

Pasi u largua nga Tv Klan, Graciano Tagani lë kërcimin dhe shfaqet si prezantues
March 14
21:20 2019

Graciano Tagani pak javë më parë i ftuar në “Thumb” tregoi se ishte larguar nga trupa e baletit “Albi Nako Dance”  përfundimisht duke shkëputur edhe kontaktet me Albin (lexo ketu). Që prej atij momenti ai nuk është angazhuar me ndonjë projekt të ri në fushën e baletit.

Por sot Graciano na ka treguar surprizën e rradhës, një ekperiencë e re në fushën e prezantimit.

Po, është mëse e vërtetë! Që prej kësaj të shtunë Gracianon do ta shihni në profilin e prezantuesit në “Mos i fol shoferit”, programi që drejtohet nga Rudina Dembacaj.

Gracianos i është besuar një rubrikë e quajtur “Dance with Graciano” në të cilën do të bëjë pyetje pikante të ftuarëve të tij, personazheve më in të momentit.

E ftuara e tij e parë do të jetë moderatorja dhe autorja e “Thumb”  Aulona Musta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Graciano në Instagram.

” Që nga kjo e shtunë pjesë e “Mos i fol Shoferit” do të jetë edhe “Dance with Graciano” vendi ku personazhet do të kërcejnë.”,- shkruan ndër të tjera Tagani.

Epo tashmë Gracianon do të mësohemi ta shohim edhe si prezantues./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje