Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi quajti “pedofil” britanikun që shpëtoi fëmijët në shpellë, Elon Musk kërkon falje!

Pasi quajti “pedofil” britanikun që shpëtoi fëmijët në shpellë, Elon Musk kërkon falje!
July 18
10:50 2018

Në media ka qarkulluar deklarata e biznesmenit të njohur Elon Musk i cili ka quajtur pedofil një britanik i cili ka ndihmuar 12 fëmijët të dalin nga shpella në Tajlandë. Pas kësaj të gjithë njerëzit i janë kthyer kundër, duke e bërë atë që të kërkojë falje.

Musk i ka kërkuar falje, Vernon Unsworth, i cili ka punuar për shpëtimin e djemve dhe ka përqeshur planet e Musk, se pjesëtarët e ekipit të futbollit mund të shpëtoheshin duke përdorur një nëndetëse të vogël.

“Hapat e tij kundër meje, nuk justifikojnë hapat e mi kundër tij, ndaj i kërkoj falje zotit Unsëorth dhe kompanive të cilat i drejtoj”, ka thënë ai në një postim në Twitter. “Faji është vetëm i imi”.

Unsworth kishte hedhur poshtë propozimet e Musk për shpëtimin e djemve, të cilët së bashku me trajnerin e tyre të futbollit ishin bllokuar në një shpellë në Tajlandë.  Me ndihmën e zhytësve profesionalë, të gjithë djemtë janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore ndersa pritet që të mërkurën të bëjnë paraqitjen e parë publike./Blitz.al/

Komento
Shperndaje