Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi panë këtë video, fansat janë të bindur se aktorja e “Game Of Thrones” ka qenë duke pirë marijuanë gjatë xhirimeve

Pasi panë këtë video, fansat janë të bindur se aktorja e “Game Of Thrones” ka qenë duke pirë marijuanë gjatë xhirimeve
May 23
19:36 2019

Sophie Turner pati një moment paniku gjatë një videoje në Instagram-in e saj pasi kuptoi se aksidentalisht kishte filmuar në kamera cigaren e saj elektronike.

Ndjekësit dhe fansat e saj në fakt janë të bindur se sjellja që ajo ka bërë në video të lë të kuptosh se ajo nuk ka qenë një cigare e thjeshë por me shumë mundësi marijuane.

Aktorja e njohur e serialit “Game of Thrones” ishte duke rregulluar flokët e saj ditën e djeshme dhe vendosi që të dilte live në Instagram. Ndërkohë që iu përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në  prehrin e saj mbante cigaren të cilën një moment e ka parë dhe e ka hedhur me shpejtësi në krahun e djathtë për ta larguar nga pamja vizuale e videos. Ky veprim është shoqëruar me të qeshura nga ajo dhe stilisti që ndodhej i pranishëm. Fansat janë të bindur se në pajisjen që aktorja ka hedhur në dysheme ka patur marijuanë. Edhe më herët është përfolur se bashkë me Maisie Williams, që luan rolin e Arya Stark në Game of Thrones e kalonin kohën bashkë në sheshxhirime duke pirë sigurisht cigare marijuane.

Nje foto e prapaskenave ka bërë zhurmë gjithashtu. Në një nga skenat e episodit të fundit të trashëgimitarët e shtëpisë “Stark” , Sansa, Bran dhe Arya kanë pozuar të ulur ndërkohë që Sophie Turner është duke tymosur me po të njëjtën cigare elektronike në formën e stilolapsit  të cilën e hedh në dysheme në videon live./Blitz.al/

Komento
Shperndaje