Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pasi e sulmoi vazhdimisht në media, Meghan Markle nuk duroi më dhe i shkroi një letër të atit

Pasi e sulmoi vazhdimisht në media, Meghan Markle nuk duroi më dhe i shkroi një letër të atit
February 06
20:12 2019

Meghan Markle ishte aq e mërzitur nga sulmet e përsëritura të babait të saj në media, saqë vendosi t’i shkruante një letër duke i kërkuar që t’i jepte fund sulmeve të tij publike ndaj saj.

Pesë miq të ngushtë të dukeshës, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar, deklaruan për “People” se Meghan i ka shkruar një letër të atit, Thomas Markle, menjëherë pas martesës së saj me Princin Harry.

“Unë kam një baba. Të lutem mjaft më viktimizove përmes mediave”-i shkroi ajo, pas intervistave negative që kishte dhënë ai lidhur me vajzën e tij.

Miqtë thonë se, Thomas Markle u përgjigj duke i kërkuar Meghan-it të bënin nje set fotografik sëbashku.

“Mendoj se ajo gjithmonë do të ndihet e shkatërruar nga ajo që ai i ka bërë i ati. Meghan është i njëjti person, pavarësisht se gjithçka rreth saj ka ndryshuar”- u shprehën miqtë e saj për “People”.

Ata gjithashtu theksuan se stresi që vjen nga shkrimet negative në media, e kane shqetësuar dukeshën. Ndërkohë që sqaruan gjithashtu se Meghan nuk kishte pasur kurrë marrëdhënie të ngushta me motrën dhe vëllain nga ana e babait.

/Blitz.al/

Share