Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas zënkave shumëvjeçare, Katy Perry tregon si u pajtua me Taylor Swift

Pas zënkave shumëvjeçare, Katy Perry tregon si u pajtua me Taylor Swift
July 18
17:07 2019

Dy këngëtaret e njohura, Katy Perry dhe Taylor Swift kanë bërë së fundmi paqe pas shumë vitesh zënka të vazhdueshme me njëra-tjetrën. Por si ndodhi?

Në një intervistë me KIIS 1065’S The Kyle and Jackie O Show, Katy ka treguar të gjithë historinë e pajtimit të tyre:

“Thjesht mendova, ajo do nisë së shpejti diçka të re e të madhe dhe ka nevojë për suport. Kuptova sa shumë kemi të përbashkët. Dhe ndoshta ka vetëm 4 njerëz të tjerë në botë që mund të bëjnë të njëjtat lloje bisedash e të na kuptojnë, dhe duhet të gëzojmë të përbashkëtat dhe shoqërinë tonë dhe të jemi aty për njëra-tjetrën.”

Gjithçka ka nisur me një degë ulliri dhe një shënim ku Taylor i kërkonte falje, përpara se të niste turneun e saj. Dhe përballë kësaj, Katy nuk mund të rezistonte.

“Thjesht shkova dhe i thashë: “Hey, ka kaluar një kohë e gjatë dhe mendoj se jemi rritur pak. Dhe thjesht doja të thoja që të kërkoj ndjesë, dhe që do jem realisht këtu për ty, dhe që të dua dhe shpresoj të jemi shoqe në të ardhmen.” Ajo më ftoi në shtëpinë e saj dhe më përgatiti disa biskota. Mendoj se dhe ajo dhe unë, kemi influencuar të rinj, dhe sidomos vajzat e reja që janë në këtë situatë brenda dhe jashtë shkollës e po kalojnë të njëjtën gjë.

Sot unë kam besim te ajo, dhe ajo te mua.

Dhe shihemi në korridoret e industrisë së muzikës dhe nuk e shmangim më njëra-tjetrën. Dhe mendoj se është e mrekullueshme që kemi këtë mundësi për të ndryshuar, dhe thjesht shpresoj që njerëzit e tjerë të mund të mësojnë nga kjo gjithashtu.” – përfundoi Katy Perry.

Dhe Taylor në intervistat e mëparshme ka treguar se tashmë janë mikesha dhe shumë të lumtura që hodhin pas të shkuarën. Bravo goca, kjo është paqja që duam të shohim. /Blitz.al/

via GIPHY

 

Komento
Shperndaje