Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas skandalit të tradhtisë, Khloe Kardashian rrëfen si ndihet: “Dhimbja më e madhe”

Pas skandalit të tradhtisë, Khloe Kardashian rrëfen si ndihet: “Dhimbja më e madhe”
February 21
17:33 2019

Mediat kudo në botë janë mbushur me lajmet e familjes Kardashian-Jenner. Tradhëtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian, me mikeshën e familjes, Jordyn Woods. Ngjarja është konfirmuar nga mikeshat e Khloe dhe thuajse nga vetë ajo, pavarësisht se nuk ka pasur asnjëherë një reagim zyrtar.

Ishte Kim ajo që ndaloi së ndjekuri Tristan dhe Jordyn në Instagram, por pak më parë vetë Khloe ka treguar nëpërmjet disa postimeve si ndihet.

“Dhimbja më e madhe është të lëndohesh nga një person të cilit ja ke shpjeguar lëndimet.”

“Dikush ka nevojë ta dëgjojë këtë…Ajo tradhëti ishte bekimi yt!!!”

“Nëse të pyesin për mua, thuaji: “Ajo ishte e vetmja që më donte me sinqeritet, dhe unë e shkatërrova.”

Kanë qenë këto citimet që ajo ka postuar njëra-pas tjetrës në Instagram, shoqëruar dhe me një ilustrim të një vajze duke qarë.

Një situatë tradhëtie është gjithnjë e vështirë për t’u përballuar, por gjërat do të qartësohen për publikun vetëm kur të fillojë sezoni i ri i “Keeping Up with the Kardashians.”

/Blitz.al/

Share