Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas ndarjes, Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë gati për takime me njerëz të rinj

Pas ndarjes, Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë gati për takime me njerëz të rinj
June 20
20:58 2019

Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund lidhjes së tyre 4 vjeçare, vetëm 2 javë më parë. Por për ta po shkon mjaft mirë, pasi duket se tashmë janë ende miq.

Madje burimet thonë se janë gati për të njohur dhe për të dalë në takime me njerëz të rinj.

“Ata duan të dalin në takime, dhe nuk do jenë të turpshëm për të takuar njerëz apo kur t’i mundësohen njohje nga miqtë. Ata po mbyllin një kapitull të gjatë të jetës së tyre, por janë gati të shohin çfarë i ka rezervuar tjetri.”- u shpreh një burim pranë US Weekly, duke shtuar se të dy duan të gjejnë dashurinë sërish.

Momentalisht, Irina po jeton në shtëpëinë në LA me Bradleyn, për hir të një ndryshimi të ngadaltë për vajzën e tyre dy vjeçare, Lea De Seine.

“Ata koordinohen që të sigurohen që vajza e tyre të jetë gjithnjë me një prind. Kur Lea të ketë evente me rëndësi në jetës e saj, të dy, Bradley dhe Irina do jenë të pranishëm.”- shtoi burimi.

Pra, dy prindër që mbeten miq për hir të vajzës, por njëkohësisht do të vazhdojnë jetët e tyre romantike. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje