Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas largimit nga Digitalb, Jonida Vokshi nis projektin e ri

Pas largimit nga Digitalb, Jonida Vokshi nis projektin e  ri
August 12
20:07 2019

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Jonida Vokshi lajmëroi largimin nga Digitalb, platforma televizive në të cilën ajo ka punuar rreth 10 vite. Jonida ishte jo vetëm moderatore por edhe imazh i Digitalb.

 

 

View this post on Instagram

 

Zgjodha kete spot, sepse nga me shume se 60 qe kam realizuar per DIGITALB, ky eshte me i dashuri per mua. Ndersa, ky postim nder me te veshtiret dhe me te rendesishmit qe kam bere per ju. Projektet afatgjate qe kam perpara, ne rrafshin profesional dhe personal kane bere qe une nga shtatori e tutje te terhiqem nga DIGITALB – shtepia ime per dhjete vitet e fundit. Ky nuk ka qene nje vendim i lehte per mua. Nga zemra falenderoj secilin bashkepunetor ne DGA per nje rrugetim te paharrueshem te perbashket dhjetevjecar. Te mbushur me vlera artistike, mbeshtetje profesionale dhe plot gjera te tjera te bukura, sa edhe ky spot. Mbase nje dite do jemi bashke serish, por deri atehere une kam vendosur te vazhdoj me projekte te tjera te cilat shume shpejt do ti kuptoni. Ne fund, ju falenderoj JUVE qe keni qene me mua dhe me keni perkrahur dhe shkruar pa fund pergjate ketij rrugetimi. JU FALEMINDERIT ndjekes e miq te mite🙏🏻❤ Ju ftoj ne rrugetimin tim te ri duke ju premtuar gjera edhe me te bukura!🤗

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

E ndërkohë që për shumë ishte surprizë largimi i Jonidës për të tjerë ishte i kuptueshëm kjo për shkak se në jetën e saj po ndodhin shumë ndryshime. Pak kohë më parë ajo bëri publike lidhjen e saj me Besnik Krapi e së fundmi kanë lajmëruar dasmën e tyre.

Por për Jonidën nuk do të ketë pushim. Pas largimit nga Digitalb ajo menjëherë ka filluar xhirimet për një film. Në një postim në Instastory ajo shfaqet në sheshxhirimin e një filmi por nuk ka zbuluar se për cilin bëhet fjalë.

Ndoshta ajo dhe partneri i saj i cili gjithashtu është aktor, janë duke planifikuar një projekt së bashku.

/Blitz.al/

 

Share