Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas kritikave për peshën, këngëtarja e njohur mbyll të gjitha rrjetet sociale

Pas kritikave për peshën, këngëtarja e njohur mbyll të gjitha rrjetet sociale
July 05
14:27 2019

Rrjetet sociale përveçse për të ndarë momente nga jeta jonë, shpesh bëhen vendi i energjive negative dhe kritikave. Dhe fokusi kryesor ndodh të jenë personazhet e njohur.

Së fundmi, këngëtarja e njohur Demi Lovato lajmëroi të gjithë fansat se do të bëjë një pushim nga rrjetet sociale.

“Do bëj një pushim për disa kohë. Jini të sjellshëm.”- shkroi ajo në InstaStory.

Kjo erdhi disa ditë pasi një fans e bullizoi për peshën në Instagram. Ai kishte postuar një foto të saj bërë nga paparacët, ku shkruante: “Demi më shkruaj një mesazh që të diskutojmë një plan dietik për ty.”

Këngëtarja zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrën e saj: “Në fakt po zgjedh të mos mbaj dietë dhe të mos bie pre e zakoneve jo të shëndetshme që rrezikojnë mendjen e shëndoshë apo shëndetin mendor. Por faleminderit për ofertën! Shumë e ëmbël.”

Demi ka qenë shumë e hapur për problemet e saj me çrregullimet e të ngrënit gjatë viteve, dhe tashmë ka vendosur të ketë një stil jetese të shëndetshëm, pa u përqëndruar tek kilet apo përmasat. Dhe nëse për këtë i duhet të largohet pak nga rrjetet sociale, ne e respektojmë zgjedhjen e saj (duke mësuar që herën tjetër të jemi më pozitivë)./Blitz.al/

Komento
Shperndaje