Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas konfliktit publik me ish-partneren, Majk takon të birin

Pas konfliktit publik me ish-partneren, Majk takon të birin
January 16
13:23 2019

Para disa kohësh Majk dhe ish-partnerja e tij Majlinda u përfshinë në një konflikt në rrjetet sociale me akuza dhe kundërakuza për njëri-tjetrin e që lidheshin me djalin e tyre, Roan-in.

Por mesa duket viti i ri ka nisur mbarë dhe gjërat duket se po shkojnë mirë mes dy prindërve të rinj, pasi reperi i njohur po shihet gjithnjë e më shpesh pranë të birit.

Ndonëse sipas Majlindës, Majk nuk ishte kujdesur asnjëherë për djalin ndaj dhe vet këngëtari e akuzoi atë se për shkak se ishin ndarë ajo nuk e lejonte të takonte të birin.

Ajo nga ana tjetër iu kundërpërgjigj duke thënë se ai duhet ta mbyllte këtë
luftë në rrjetet sociale dhe se ishte ai që nuk e kishte marrë mundimin të
takonte të birin, sapo angazhohej me një lidhje të re.

Por ish-partnerët duket se e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për djalin 1
vjeç e gjysmë dhe Roani shihet të shkojë të shtëpia e babi Majkun gjithnjë e më
shpesh.

 Së fundmi, këngëtari ka publikuar një video në profilin e tij në
Instagram  teksa luan me djalin dhe pamja është vërtet emocionuese.

 “Po e mësoj me fluturu, se babi ka qejf me të pa më lart se veten”.-
shkruan Majk në mbishkrimin që shoqëron videon.



/Blitz.al/

Komento
Shperndaje