Blitz

 Breaking News

Pas konflikteve me drejtuesit, Alban Musa largohet nga emisioni i mëngjesit

Pas konflikteve me drejtuesit, Alban Musa largohet nga emisioni i mëngjesit
April 06
19:06 2020

Moderatori i njohur i emisionit “Rreze dielli”, Alban Musa ka njoftuar largimin e tij pas disa sezonesh nga ky program.

Alban Musa ka treguar  në disa postime në Instagram se pas disa vitesh pune në televizionin “ReportTV” ai ka vendosur të largohet.

Ai ka zbuluar gjithashtu  arsyen që e shtyu të marrë këtë vendim.

Moderatori ka dhënë dorëheqjen për shkak të disa konflikteve me drejtuesit e televizionit dhe thotë se për të është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë.

“Dhashë dorëheqjen pas një konflikti me drejtuesit. Për mua është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë”, shkruan ai në Instastory.

Albani shorehet gjithashtu se ky largim për të ishte emnduar si një pauzë dhe largim i përkohshëm nga ekrani por duket se rikthimi i tij do të jetë më i shpejtvnga sa edhe ai vetë e kishte parashikuar. Sipas fjalëve që ai shkruan ka shumë njereëz që besojnë  tek puna që ai bën ndaj dhe me sa duket tashmë nga një ofertë serioze që do e kthejë në një tjetër ekran.

Nuk dihet se kush do të shfaqet krah Suada Dacit në vazhdim. Albani dhe Suada bashkëprezantonin “Rreze Dielli” prej gati 7 muajsh.

Share