Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas kësaj që bëri modelja shqiptare, duhet të na vijë turp nëse na ndodh të injorojmë traditën!

Pas kësaj që bëri modelja shqiptare, duhet të na vijë turp nëse na ndodh të injorojmë traditën!
July 06
13:52 2017

Emina Cunmulaj është ajo që është sepse ka vendosur të qëndrojë e vërtetë kudo dhe në çdo gjë që bën. Nuk kursehet asnjëherë në rrjete sociale të shpjegojë gjerë e gjatë lidhur me traditat, zakonet por edhe “huqet” shqiptare duke na bërë krenare kudo që ajo shkon dhe korr sukses.

Edhe pasi u martua me miliarderin Sam Nazarian, Emina mbeti e njëjta, madje me një dëshirë akoma më të madhe për të ekspozuar gjithë origjinën e saj në familjen e re që krijoi. Këtë herë e ka marrë bashkëshortin e saj dhe vogëlushen e tyre Ella Fara në Mal të Zi, atje ku ajo ka të gjithë familjen.

Ndërkohë që janë atje, Emina është futur menjëherë të gatuajë ushqime tradicionale dhe të ndihmojë në shtrimin e tavolinës tipike shqiptare me qepë, qofte, salcë kosi dhe të tjera ushqime të këtij lloji.

Neve na vjen shumë mirë që një modele kaq e famshme në SHBA vendos të jetë kaq e thjeshtë dhe sa herë mund t’ju ndodhë të dukeni të prapambetur kur vazhdoni disa tradita që kanë kohë, ja ku keni një shembull që tregon se origjina dhe tradita janë vlera të shtuara te ne. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje