Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas fotove që qarkulluan në media, Don Phenom flet për lidhjen me bukuroshen bionde

Pas fotove që qarkulluan në media, Don Phenom flet për lidhjen me bukuroshen bionde
October 14
14:50 2019

Don Phenom ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave, jo vetëm për projektet muzikore që po sjell, por edhe për jetën private.

Ai nuk e ka mohuar asnjëherë që është në një lidhje, madje po t’i dëgjoni me kujdes intervistat e tij, ai shprehet se është “i zënë”.

Së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se reperi është i lidhur me një vajzë bionde të quajtur Anxhi dhe siç u tha, marrëdhënia e tyre ka nisur rreth një vit më parë.

I ftuar tek “E diell”,  pasi gazetari Ervin Kurti  e ka pyetur nëse êshtë në lidhje me vajzën me të cilën e ka fotografuar, Don Phenom i ka mohuar këto lajme.

Ai i ka quajtur këto aludime vetëm thashetheme, pasi vetë ai nuk e kishte shpërndarë në profilin e tij.

“Unë nuk i lexoj portalet, jam i fokusuar vetëm te muzika dhe albumi i ri që po nxjerr. Sa i takon lajmit që qarkullon, në momentin që unë s’e shpërndaj në profilin tim, janë vetëm thashetheme”, u shpreh Don Phenom.

Share