Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas deklaratave të Loredanës, reagon sërish zvicerania: “Më ka terrorizuar”

Pas deklaratave të Loredanës, reagon sërish zvicerania: “Më ka terrorizuar”
May 10
17:31 2019

Loredana foli mesditën e sotme për të gjithë lajmet dhe akuzat e saj ditët e fundit. Ajo tregoi se paratë ishin dhënë nga vetë zonja Petra Z. në mënyrë vullnetare, pa kërcënime dhe mashtrime. Pas kësaj, ka reaguar sërish zvicerania për “20min.ch”:

“Është këndshëm kur ajo është e lumtur me paratë e mia. Unë jam e trishtuar. Ajo ka humbur çdo ndjenjë humane. Më ka terrorizuar mua dhe bashkëshortin tim, me presion në telefon.”

Gjithashtu, Petra shprehet se që asaj i duhet të sakrifikonte për familjen është thjesht një justifikim:

“Përndryshe ajo mund thjesht të kishte thënë që po mblidhte para për vëllezërit.”

Zvicerania ka mbetur e shokuar nga vendimi i gjykatës për ta lënë të lirë, por shpreson që kur të rikthehen të marrë të paktën shumën e parave të ofruar nga avokati i Loredanës.

Burimi: 20min.ch

Share