Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas debatit të menusë kopshteve, reagon Blerina Bombaj: “Ishte sulm personal! Pseudokonkurrencë dhe dashakeqësi!”

Pas debatit të menusë kopshteve, reagon Blerina Bombaj: “Ishte sulm personal! Pseudokonkurrencë dhe dashakeqësi!”
May 19
16:56 2018

Pak muaj më parë, dietologia e njohur Blerina Bombaj u bë pjesë e lajmeve dhe e mediave për shkak të menusë së re ushqimore për fëmijët e çerdheve dhe kopshteve.

Kundërshtimi i kësaj menuje ushqimore u shoqërua edhe me debate në rrjetet sociale.

Ama, tashmë debatet u shuan dhe dieta e re filloi të aplikohet.

E ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, Blerina Bombaj u pyet nëse i gjithë debate ishte sulm personal apo jo.

“Një pjesë po! Një përqindje ka qenë e nxitur nga inate personale nga njerëz që personalisht nuk më njohin aspak. Një pjesë ka qenë edhe nga pseudokonkurrenca sepse asnjë profesionist, ekspert dinjitoz nuk doli të kundërshtojë ndonjë gjë përveç pseudoprofesionistëve që dlën të kundërshtojnë tërshërën dhe trahananë”, – u shpreh Bombaj”

Më pas ajo shton: “Unë po ju them dhe një gjë tjetër, nëse do të kishte kundërshtim nga prindërit, në Tiranë do të bëhej nami! Domethënë, prindërit do të zinin dyert e bashkive dhe dyert e kopshteve. Të siguroj që reagimi ka qenë një 10% nga prindërit dhe 90% nga njerëz që nuk kanë lidhje me fëmijët”

“Ky është realiteti virtual, i cili është ndonjëherë shumë pervers!”, – ka përfunduar dietologia e njohur. /Blitz.al./

Komento
Shperndaje