Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas debateve në rrjetet sociale,Majk flet për marrëdhënien me ish-bashkëshorten

Pas debateve në rrjetet sociale,Majk flet për marrëdhënien me ish-bashkëshorten
May 04
22:06 2019

I ftuar ditën e sotme në “Xing me Ermalin” ishte Majk. Ai zbuloi se brenda vitit 2019, do të publikohet albumi i tij me Getoar Selimin, por gjithashtu foli dhe për jetën personale.

Si i ka marrëdhëniet me ish-bashkëshorten pas gjithë debateve në rrjetet sociale në lidhje me kujdesin ndaj djalit të tyre?

“Nuk kam shumë dëshirë ta ekspozoj në media jetën time personale. Kur kam dëshirë, hedh ndonjëherë foto me djalin në Instagram. Për mua Instagrami nuk është faktor i rëndësishëm në jetë që çdo lëvizje timen ta postoj aty apo çdo ndjenjë timen ta tregoj aty. Për djalin tim kam dashninë më të madhe që ekziston dhe do të jetë kështu deri në fund të jetës sime. Ndërsa për nënën e djalit tim do të kem respekt deri në fund të jetës se është nëna e djalit tim.”- është shprehur ai.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje