Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas akuzave për abuzim seksual, BBC ndalon transmetimin e këngëve të Michael Jackson

Pas akuzave për abuzim seksual, BBC ndalon transmetimin e këngëve të Michael Jackson
March 04
14:11 2019

Radio e BBC-së ka ndërprerë  transmetimin e këngëve të Michael Jackson pas dokumentarit tronditës që shfaq abuzimet seksuale mbretit të muzikës pop ndaj dy të miturve. Dokumentari fokusohet në dëshminë e Wade Robson, aktualisht 36 vjeç dhe James Safechuck, 41 vjeç, të cilët pohojnë se Jackson abuzoi seksualisht me ta kur ishin fëmijë.

Vendimi për të mos transmetuar këngët e Jackson është marrë gjatë javës së kaluar, pas transmetimit të dokumentarit, dhe se hera e fundit që një këngë solo e Jackson u transmetua në radion e BBC-së ishte më 23 shkurt.

“Ne e vlerësojmë çdo pjesë të muzikës së tij dhe i njohim meritat, por  vendimet për atë që transmetojmë në rrjete të ndryshme gjithmonë bëhen duke pasur parasysh kontekstin dhe audiencat në mendje”- shprehet BBC.

“Leaving Neverland” është një dokumentar prej katër orësh ku James Safechuck dhe Wade Robson rrëfejnë eksperiencat e tyre të abuzimit seksual nga Jackson, i cili edhe më parë ka pasur akuza të tilla.

/Blitz.al/
Komento
Shperndaje