Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas 5 vitesh në koma, vijnë lajmet e mira për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher

Pas 5 vitesh në koma, vijnë lajmet e mira për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher
December 17
13:40 2018

Pas 5 vitesh në gjendje kome, si rezultat i një aksidenti të rëndë teksa bënte ski, duket se Michael Schumacher po rikuperohet. Mësohet se për herë të parë pas kaq shumë vitesh, piloti gjerman nuk është duke përdorur ndihmën e tubave dhe të aparaturave për të kryer funksionet bazike të jetës.

Sigurisht që 49-vjeçari është ende nën kujdesin intensiv të infermierëve dhe është duke marrë trajtim mjekësor të specializuar, por fakti që ka dalë nga koma pas aksidentit që e la në pamundësi për të folur ose lëvizur është një lajm i mirë.

Gjithashtu bëhet me dije se ai do të transferohet nga klinika ku ka qenë i shtruar vitet e fundit, e cila ndodhet në Zvicër, për në Shtetet e Bashkuara ku do të shtrohet në një klinikë më të specializuar për trajtimet e dëmeve të trurit.

Familja Schumacher gjithsesi ende është duke i mbajtur private detajet e gjithë trajtimit të tij, për shkak dhe të një incidenti që ndodhi në vitin 2016 kur një gazetë gjermane shpërndau lajmin që piloti legjendar i Formula 1 kishte filluar të ecte sërish. Gjithsesi, ende nuk dihet asgjë me siguri, e duhet të shihet se si trajtimi i mëtejshëm i Michael do të shkojë për të parë nese ai do ta ketë të mundur të ngrihet në këmbë apo të flasë sërish, pasi dëmet nga aksidenti janë vërtetë të rënda.

Kujtojmë që para pak kohësh, djali i tij, Mick Schumacher bëri debutimin në Formula 3 ku madje dhe fitoi një garë, duke dhënë shenja se shumë shpejt mund të ndjekë hapat e të atit në kategorinë e garuesve më të mirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje