Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Partnerja e Olsi Bylykut e festoi ditëlindjen me një unazë nga ai dhe një dhuratë nga familja e tij!

Partnerja e Olsi Bylykut e festoi ditëlindjen me një unazë nga ai dhe një dhuratë nga familja e tij!
September 16
14:00 2019

Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli tashmë e kanë bërë lidhjen e tyre publike dhe sigurisht familjare. Këtë të fundit e konfirmuam dhe në postimet e ditës së djeshme të Eglit e cila festonte ditëlindjen e saj të 22-të.

Krahas gjithë dhuratave nga miqtë dhe kolegët, ajo veçoi dhe një buqetë nga “familja e saj e dytë” që vinte pikërisht nga familja e Olsit.

Ndërkohë përveç organizimit suprizë, Olsi ishte kujdesur dhe për një dhuratë speciale: një unazë! Vendosur mbi një biftek të artë, ndodhej unaza e floririt me gur safiri. Guri i safirit është cilësuar gjithnjë si një dhuratë për “mbretëroret” prandaj Egli me të drejtë e quan përrallë princeshash ditën e djeshme.

“Çfarë kam bërë për të të merituar?”- shkruan ajo krahë fotos drejtuar Olsit.

Nuk e dimë nëse unaza ishte thjesht një dhuratë ditëlindje, apo një propozim për ta çuar marrëdhënien e tyre më tej. /Blitz.al/

Share