Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Parashikova tërmetin”- komentuesit kryqëzojnë Stresin: Kujdes mallin!

“Parashikova tërmetin”- komentuesit kryqëzojnë Stresin: Kujdes mallin!
December 05
14:12 2019

Stresi, i njohur ndryshe si Arkimend Lushaj ka qenë një prej personave publik më të angazhuar ndaj të prekurve nga tërmeti i 26-Nëntorit, duke i ardhur atyre në ndihmë.

Së fundmi, në një lidhje direkte me “Ftesë në 5”, Stresi i cili ndodhej pranë familjeve për t’i ndihmuar, ka treguar për programin në fjalë se para se të binte tërmeti e kishte parashikuar, duke bërë ndërhyjen e menjëhershme të Bieta Sulos për të mos përpahur panik.

Por Stresi nuk ndalet me kaq, më tej ai shton se e ka të pamundur të futet në shtëpinë e familjes që ishte duke ndihmuar pasi në atë orë ishte orari tërmeteve, edhe pse java që kemi lënë pas ka pasur në çdo moment goditje, mbi 1000. Reagimi i publikut online ka qenë i madh, mes  atyre që vlerësojnë gjestin e reperit dhe ironizojnë atë, ka edhe nga ata që thonë se Stresi përgjatë intervistës ka qenë nën efektin e substancave. Më poshtë keni disa prej komenteve që ofendojnë reperin, edhe pse shumë prej tyre janë fshirë.

 

Share