Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Paqja duket larg! Oferta “marramendëse” e Nicki Minaj për këdo që i gjen videon e sherrit me Cardi B….

Paqja duket larg! Oferta “marramendëse” e Nicki Minaj për këdo që i gjen videon e sherrit me Cardi B….
October 30
13:21 2018

Që situata nuk ishte e mirë midis dy repereve më të famshme të momentit, kjo nuk vihej në dyshim. Por që Nicki Minaj të ofrojë 100 mijë dollarë për videon e ‘’sherrit’’ mes tyre, këtë nuk e kishim menduar ndonjëherë.

Gjatë një episodi të ‘’Queen Radio”, 35-vjeçarja bëri ofertën bujare për këdo që kishte xhirime të momentit kur është zënë me Cardi B gjatë javës së modës në New York. Kjo, për arsyen e vetme sepse ajo pretendon se e ka rrahur kolegen e saj, madje i ka gjuajtur shumë herë në fytyrë dhe kërkon që këtë ta shohin dhe ndjekësit e saj.

Kujtojmë që Cardi B u përball me Nickin para pak javësh dhe u akuzua se e goditi me takën e këpucës, pasi kjo e fundit përmendi vajzën e saj në disa komente. Që atëherë, sherri i tyre ka qenë vetëm verbal, me deklarata dhe kundërdeklara në disa media të ndryshme. Kështu ndodhi edhe këtë herë: menjëherë pas ofertës së autores së hitit ‘’Chun Li’’, Cardi ka reaguar në Instagramin e saj me një seri postimesh. Ajo e akuzon reperen kundërshtare për shumë gjëra, për nxitjen e sherrit mes tyre, për sabotazh të karrierës së saj dhe ka bërë të ditur faktin që ajo i ka vjedhur disa bashkëpunime të rëndësishme.

 

View this post on Instagram

 

??

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

Gjithsesi, për momentin gjithçka duket se ‘’lufta e ftohtë’’ është ndalur pasi Nicki postoi në Twitter që të dyja duhet të fokusohen tek muzika dhe të shpërndajnë mesazhe pozitve. Ajo nuk i ka kthyer një përgjigje Cardit për videot dhe provat që ka nxjerrë për publikun. Ndoshta kjo është një shenjë që Nicki në fakt e ka humbur këtë luftë, si në muzikë ku Cardi sapo është shpallur reperja me më shumë shitje muzikore e të gjitha kohërave, po ashtu dhe në përballjen 1 vs 1.

/Blitz.al/

Share