Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Panik tek qytetarët! Dy tërmete shkundin Durrësin dhe Tiranën. Evakuohen banorët

Panik tek qytetarët! Dy tërmete shkundin Durrësin dhe Tiranën. Evakuohen banorët
September 21
15:54 2019

 

Dy lëkundje të forta tërmeti kanë lëkundur pasditen e sotme Tiranën, por edhe qytetet e tjera të vendit. Nga të dhënat e para raportohet  edhe për disa persona të lënduar.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Detin Adriatik dhe me magnitudë 5.8 ballë. Por pak minuta pas tërmetit të parë, qyteti i Durrësit, Tirana, Elbasani dhe disa qytete të tjera u tronditën sërish nga një tërmet i dytë me magnitudë 5.6 ballë  duke krijuar panik dhe frikë në popullatë.

Dëme të medha materiale ka patur në Durrës i kosnideruar fhe më i dëmtuari në materiale.

Në Tiranë situata është më kritike. Një pallat në Zonën e Don Boskos është dëmtuar rëndê dhe policia po evakuon banorët.

Në fshatin Helmes në Tiranë janë shembur gjithashtu disa banesa. Ndërkohë raportohet se në zonën e Komunës së Parisit dhe Kodrës së Diellit banesat kanë pësuar krisje.

Tërmeti i fuqishëm që goditi Tiranën dhe disa rrethe të Shqipërisë përpos dëmeve të mundshme materiale, ka sjellë probleme edhe në komunikimin mobile.

Prej gati 40 minutash është e pamundur për të komunikuar nëpërmjet rrjetit celular.

Share