Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Omelet pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse

Omelet pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse
June 04
21:44 2018

Priteni brokolin në çdo degë të tij dhe jepini një valë me ujë me kripë për 15 minuta, hiqeni dhe kalojeni direkt në ujë të ftohtë me akull që të ruaj ngjyrën e tij të gjelbër. Më pas lëreni të kulloj mirë.

Specin pastrojeni nga farat dhe  bluajeni me 2 lugë vaj ulliri derisa të bëhet një krem

Rrihni vezët me kripën dhe piperin.

Vendosni vajin të nxehet në një tigan me fund që nuk ngjitë

Shtoni vezët, sipër vendosni brokolin e zier sipër, copëzat e djathit Brie të prer hollë,  salcën e specit djegës dhe spërkateni me fara mikse.

Mbulojeni me kapak dhe lëreni të mpikset në zjarr të ulët.

Kur veza të jetë mpiksur dhe djathi të fillojë të shkrijë, hiqeni dhe shërbejeni.

 

Omelet pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse

Komento
Shperndaje