Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Olta Boka nuk e donte Eurovizionin: S’doja të fitoja, ndihesha e paaftë dhe doja të hiqja dorë!

Olta Boka nuk e donte Eurovizionin: S’doja të fitoja, ndihesha e paaftë dhe doja të hiqja dorë!
March 17
13:28 2019

11 vite më parë Olta Boka prezantoi Shqipërinë në “Eurovizion” me këngën “Zemrën lamë peng” e cilësuar një nga më të bukurat që ne kemi çuar në Eurovizion.

Por ja që në atë kohë Olta mendonte ndryshe.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” Olta ka treguar se në atë kohë ajo ka qarë pasi nuk e besonte që kishte fituar Festivalin e Këngës dhe se nuk donte të shkonte në Eurovizion.

“11 vite më parë, realisht nuk e kam dashur ta fitoja. Madje kam dashur të heq dorë. Nuk e  ndjeja veten të gatshme për të shkuar. E ndjeja veten të paaftë për të justifikuar këtë peshë të madhe por pastaj thashë sa mirë që bëra që shkova.”,- rrëfeu këngëarja.

E pyetur nga Aulona dhe Fatma se çfarë mendon ajo për përfaqësinë e këtij viti, Jonida Maliqin,  ajo tha:

“Për një gjë jam e lumtur që Jonida është në një moshë ku e di si veprohet. Unë po ti kthehesha vetes shumë mbrapa do thoja si shprehja: ta bëja edhe njëherë dasmën pa e di unë si nusëroja. Jonida është në moshën e duhur për ti bërë gjërat si duhet. Jam absolutisht e bindur që do i shpërblehet. Kam vënë re mospërkrahjen shqiptare dhe super përkrahjen jashtë, ajo gjëja që ndodh rëndomë. Kur erdha më pritën si shpëtimtare. Nuk është mungesë besimi, shqiptarët janë inferior. U duhet një aprovim për të vlerësuar atë që kanë.”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje