Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Olsi Bylyku më në fund e pranon: “Jo, unë nuk paguhem njësoj si Besi dhe Erioni”

Olsi Bylyku më në fund e pranon: “Jo, unë nuk paguhem njësoj si Besi dhe Erioni”
May 04
16:51 2019

Aktori i humorit Olsi Bylyku tashmë prej disa kohësh është përkrah Bes Kallakut dhe Erion Isait në “Be Coffe” në Tv Klan. Në një prej puntatave të spektaklit Olsit iu organizua një kamër e fshehtë ku dukej se atë e kishin paguar më pak se Besi dhe Erioni për një reklam.

Ai ishte i ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës dhe i pyetur nëse legjenda se paguhet njësoj si Besi dhe Erioni është e vërtetë ai u përgjigj kështu:

“Ne nuk kemi ndarë kurrë pozicione me njëri-tjetrin që unë jam drejtori, ti do të merresh me këtë, unnë me atë.

Ne nuk paguhemi njësoj sepse ata e morën përpara meje riskun që të largohen nga Portokallia dhe kanë qëndruara shumë gjatë pa punuar duke studiuar këtë emision dhe  kanë benefite monetare më të mëdhaja se unë. Por edhe unë me kalimin e sezoneve sigurisht që do të ndryshojë terësisht pagesa.”- përfundoi Olsi duke u treguar shumë i sinqertë me përgjigjen e tij.

Komento
Shperndaje