Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Olsi Bylyku flet për martesën me Eglin, regjisoren e klipeve të tij dhe ajo që i ka vjedhur zemrën

Olsi Bylyku flet për martesën me Eglin, regjisoren e klipeve të tij dhe ajo që i ka vjedhur zemrën
October 16
16:41 2019

Tashmë Olsi Bylyku e ka pranuar hapur lidhjen me Eglin.

Për ju që nuk e dini Egli, regjisorja brune për të cilën shumê shpejt do dëgjoni shumë, dhe Olsi janë në një lidhje dhe prej muajsh po e shijojnë publikisht dashurinë e tyre. Të pandashëm kudo, çifti duken shumë të dashuruar dhe mesa duket plotësojnë njëri tjetrin.  Kur flet për të,  sytë e aktorit të humorit marrin tjetër shkëlqim, sikur duan të shfaqin emocionin e brendshëm kur emri I regjisores përmendet. I ftuar sot në “Rreze Dielli” Olsi tha se Egli është padyshim dashuria e jetës së tij. I pyetur për planet e martesës, në një kohë kur çifti janë prezantuar edhe me familjet përkatëse, ai thotë se vendime të tilla duhet të merren pa u nxituar.

” Pas Këngës Magjike, klipet që do bëj do jenë me regji të Eglit. Ajo ka talent edhe për tekste. Absolutisht është dashuria e jetës sime përderisa po flas për të. Martesa? Nuk dua të nxitohem, është diçka që do vijë ngadalë,” u shpreh aktori i humorit.

E ku ka më mirë se tja besosh të dashurës tënde një nga gjërat me të rëndësishme të një projekti. Ata janë padiskutim plotësim i njëri-tjetrit.

 

Share