Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Olsi Bylyku dhe e dashura e tij paskan bashkëpunuar dhe në muzikë!

Olsi Bylyku dhe e dashura e tij paskan bashkëpunuar dhe në muzikë!
July 18
20:42 2019

Vetëm pak kohë më parë, u zbulua se Olsi Bylyku ishte në një lidhje romantike. Çifti në fillimet e tyre preferuan ta mbanin marrëdhënien private dhe larg syrit mediatik, por më pas Olsi pranoi haptazi se është i dashuruar dhe tashmë ata kanë filluar të bashkëjetojnë.

Por një detaj jo i vogël na kishte shpëtuar. Ditën e sotme, Olsi dhe Lorenc Hasrama ishin të ftuar në “Bukë me vete” me Roza Latin. Teksa flisnin për partneren e Olsit, Lorenci zbuloi se ajo ka shkruar pjesët më të bukura të teksteve të këngëve të tij. Gjithashtu, dhe në projektet e ardhshme që do të publikohen, do të shihet kontributi i saj.

Dhe me një kërkim të vogël, shohim që në këngën “Opium”, tekstshkruese në krahë të MUMA dhe Olsit, është dhe e dashura e tij, Egli Tako.

Ndërkohë nga rrjetet sociale, zbuluam që Egli ka studiuar në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe mund ta shohim si një regjisore apo aktore të ardhshme.

Ja pra, dy partnerë që ndajnë jo vetëm skenën e jetës reale, por edhe atë profesionale. /Blitz.al/

Share