Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Olsi Bylyku dhe e dashura e tij bëjnë hapin e madh!

Olsi Bylyku dhe e dashura e tij bëjnë hapin e madh!
June 20
15:45 2019

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku u fol shumë kohët e fundit pasi bëri publike lidhjen e tij. Publikimi i disa fotove nga mediat lindi dyshimet e më vonë festat e ditëlindjes së aktorit konfirmoi njëherë e mirë se Olsi dhe vajza e quajtur Egli janë duke jetuar një histori dashurie.

Së fundmi i ftuar në “Ditë për Ditë” në Tv Klan, aktori i njohur ka treguar se tashmë lidhja e tyre ka bërë një hap më tej.

Mesa duket gjërat janë bërë akoma më serioze, pasi çifti tashmë ka filluar të bashkëjetojë dhe sipas tij, ajo kishte arritur ta njihte më mirë seç ai ka njohur ndonjëherë veten.

I ftuar më herët në “Thumb” Olsi u shpreh se e dashura e tij është njëkohësisht edhe fanse e tij si aktor, deri në atë pikë sa aie merr kudo me vete pasi ajo i kujton shpesh batutat.

“Unë e marr me vete sepse mi kujton të gjitha batuta e mia, dhe ndonjëherë habitem dhe qesh si imban mend përmendshëm. Ajo më ka ndjekur gjithmonë në Portokalli dhe kur dola unë ishte një nga ndjekëset më të mira të mijat.

Kështu nisi nga një mik, nga Lorenc Hasramaj që isha edhe tek “Kënga Magjike” u takuam dhe tani jemi shok dhe shoqe shumë të mirë (qesh).”,- tregpoi aktori i njohur./Blitz.al/

Komento
Shperndaje