Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nuk ndalen lëkundjet në Shqipëri, mëngjesin e sotëm u regjistrua një tjetër tërmet

Nuk ndalen lëkundjet në Shqipëri, mëngjesin e sotëm u regjistrua një tjetër tërmet
December 01
09:54 2019

Shqipëria nuk gjen paqe. Një tjetër lëkundje është ndjerë rreth një orë më parë në Durrës, Tiranë dhe disa qytete të tjera përreth. Mësohet se tërmeti ka qenë më magnitudë 3.6 të shkallës rihter.

Sipas “EMSC” bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, në afërsi të Kepit të Rodonit. Ndërkohë thellësia e lëkundjeve ishte 2 km. Gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit janë regjistruar dhe goditje të tjera, por asnjëri me magnitudë mbi 3 ballë. Pra janë brenda brenda normës së post-goditjeve të tërmetit.

Në cdo rast, dhe si ai i mbrëmjes së shkuar ku pati një lëkundje prej 4.5 ballësh, nuk duhet të harroni këto këshilla:

 

View this post on Instagram

 

Nga @fleura_shkembi..Tani qe situata duket se ka kaluar eshte e rendesishme t’i ndiqni keto keshilla…

A post shared by BLITZ.AL (@blitz.al) on Nov 30, 2019 at 2:27am PST

/Blitz.al/

Share