Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nuk merrja dot frymë”- Soni Malaj flet për incidentin gjatë recitalit

“Nuk merrja dot frymë”- Soni Malaj flet për incidentin gjatë recitalit
May 16
17:19 2019

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj mbajti një koncert recital më datë 1 Maj pranë Amfiteatrit të Tiranës. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Trokit”, Soni ka treguar të gjitha detajet e recitalit.

Një ndër to ishte dhe një “incident” që ndodhi në momentin që këndonte “Ndarja”. Ajo u shpreh se nuk i kishte aspak qejf surprizat, por efekti i borës në skenë ishte realizuar si e tillë për të, pasi ajo nuk ishte aspak në dijeni.

“Në një moment filloi jo borë, por stuhi bore. Më ishte futur një top bore në gojë, në hundë dhe kisha edhe sipër mikrofonit. Unë nuk merrja dot as frymë dhe po më digjte fyti ndërkohë që kisha për të kapur një notë akute dhe thoja, oh Zot. Thoja duhet të bëj çdo gjë, por jo ta ndaloj. Më ka ndihmuar pafund publiku sepse po këndonte në të njëjtën kohë me mua. Ishte e pamundur që të mos kollitesha. Brenda 2 sekondave kam pastruar fytin dhe madje unë kam edhe një video në Instagram ku luftoj me borën. Ishte shkumë sapuni imagjino.”- u shpreh Soni.

Epo gjëra që ndodhin, rëndësi ka që recitali u përfundua me sukses! /Blitz.al/

View this post on Instagram

@planet_studio_ Momente te paharruara nga koncerti

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on

Komento
Shperndaje