Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk mbrojti të dhënat e përdoruesve, Facebook merr gjobën më të madhe në histori

Nuk mbrojti të dhënat e përdoruesve, Facebook merr gjobën më të madhe në histori
July 15
18:55 2019

5 miliardë dollarë është gjoba që “Facebook” ka marrë për skandalin e “Cambridge Analytica”.

Rrjeti social më i përdorur në botë është i detyruar të paguajë gjobën rekord në histori për shkeljen e privatësisë të të dhënave të përdorueseve të tij.

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se është arritur marrëveshja midis Facebook dhe tyre për pagimin e kësaj gjobe, ndërkohë që thekson se diçka e tillë nuk do të kishte ndoshur nëse kompania do të kishte marrë pëlqimin e përdoruesve paraprakisht.

Autoritetet kishin filluar të hetonin që në mars të vitit 2018, kur u zbulua se Cambridge Analytica, për qëllime politike, kishte rënë në posedim të të dhënave të rreth 87 milionë përdorues të Facebook.

Kjo është gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë kundër një kompanie teknologjike.

Deri më tani, gjoba më e lartë për shkelje të privatësisë ishte ajo që iu dha Google në vitin 2012, rreth 22.5 milionë dollarë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje