Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nuk keni parë gjë akoma! Enca tek “Kujt po i han”, “guri” më “hot” i një loje shahu

Nuk keni parë gjë akoma! Enca tek “Kujt po i han”,  “guri” më “hot” i një loje shahu
October 04
18:05 2018

Pas “Rendez Vous”  Enca e kishte pralajmëruar se brenda shumë pak ditësh do të sillte një tjetër projekt për të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj. Bashkëpunimi me “Don Phenom”  bëri lajm ende pa dal si këngë e si videoklip.

Enca di shumë mirë t’i mbajë të gjithë në ankth, njëkohësisht duke zbuluar përditë nga një detaj të veçantë të videoklipit. Lançimi i një “coming soon” ishte ajo që tregoi se ky klip premton shumë. Enca do të shfaqet tërësisht ndryshe në këtë projekt, as brune, as bionde por një vajzë super seksi me flokët e kuqe.

Pak ditë më parë këngëtarja na zbuloi se një nga pjesët e klipit ishin fotot e Encës të shfaqura në një galeri që zbulohen një nga një nga efektet e dritës, ndërsa sot tregoi se brenda klipit do të ketë një fushë shahu dhe gjejeni pak kush do të jetë guri më i bukur!

E veshur me çizme të gjata në ngjyrë të ndryshme, provokuese dhe seksi, Enca tek “Kujt po i han” do të jetë një Enca tërësisht tjetër e jemi të sigurt që edhe kështu do t’ju pëlqejë. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Koment “🔥” te gjithe qe po e presin… @don_phenom_cfe

A post shared by ENCA (@enca) on

 

 

View this post on Instagram

 

A jeni gati? 🌪 #KUJTPOIHAN

A post shared by ENCA (@enca) on

Share