Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk ka më vend për dyshime, Khloe Kardashian e ka lënë pas historinë me babain e fëmijës së saj

Nuk ka më vend për dyshime, Khloe Kardashian e ka lënë pas historinë me babain e fëmijës së saj
October 25
08:18 2018

Pas shumë thashethemeve dhe aludimeve për marrdhënien e yllit të  “Keeping up With The Kardashians” me basketbollistin Tristan Thompson, më në fund mund të themi që e dimë se si do të shkojë kjo histori.

Një burim i afërt me familjen Kardashian i ka thënë revistës “People” që Khloe nuk mendon më për babain e fëmijës së saj, kjo jo vetëm për shkak të tradhëtisë së mundshme të tij për të cilën flasin të gjithë, por edhe për faktin që ata jetojnë shumë larg njëri tjetrit.”Khloe po bën shumë mirë vetëm. Është e mrekullueshme të shohësh sa mama e mirë që është për vajzën e saj dhe sa shumë i pëlqen të shpenzojë kohë me të. Ajo është e foksuar në gjërat që ë bëjnë të lumtur dhe sigurisht ajo që e bën më të lumtur është True”- ka thënë ai që besohet se është një mik i ngushtë i saj, ndërkohë që pranon dhe se motrën e Kim nuk e shqetëson më fakti që nuk është afër Tristan në Cleveland.

Kujtojmë që disa ditë para se ajo të sillte në jetë vajzën e saj True, disa foto të basketbollistit të Cavaliers dolën online ku shihej duke u puthur me një vajzë tjetër. Qe atëherë ato janë ndarë dhe janë bashkuar disa herë por kësaj rradhe Khloe ka marrë një vendim përfundimtar dhe ka vendosur të fokushohet tek gjëja më e rëndësishme në jetën e saj, vajza, dhe të jetojë në Los Angeles pranë familjes. Ashtu si pjestarja e familjes Kardashian tha vetë në një postim në Instagram :”Jeta është shumë e shkurtër për të qëndruar pranë njerëzve që të marrin çdo arsye për të qenë e lumtur” dhe ne nuk mund të jemi më shumë dakort. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje